Nyja Cavendish

Nyja Cavendish

Nëse ju pëlqen pamja asimetrike e gjysmës së Windsor, por dëshironi edhe një nyjë pak më të gjatë dhe pak më të madhe, atëherë nyja Cavendish është një zgjedhje perfekte. U “shpik” nga dy profesorë të Universitetit të Kembrixhit (Thomas Fink dhe Yong Mao) të cilët janë më të njohur për kërkimin e tyre mbi nyjet e kravatës dhe për botimin e librit të titulluar “85 Mënyra për të Lidhur një Kravatë”. Nyja Cavendish është emëruar sipas Laboratorëve Cavendish – Departamenti i Fizikës në Kembrixh ku studiuan dhe dhanë mësim Frank dhe Mao.